Misioni dhe Vizioni

Veprimtaria kryesore e Gjimnazit “Cambridge” është ofrimi i programeve mësimore të cilat do të zhvillohen në bazë të planprogrameve të aprovuara nga MASHT, por gjithmonë duke futur elementin e punës arsimore në bllok.

Misioni ynë është të zbulojmë së bashku potencialin e secilit fëmijë, përmes edukimit dhe arsimimit profesional dhe cilësor. Gjeneratat e arta të arsimit parauniversitar të kalojnë përmes dritareve të dijes së Gjimnazit Cambridge, me përkushtimin dhe etikën më të lartë të të mësuarit.

Në vizionin tonë për tre vitet e ardhshme është të vazhdojmë të jemi kampion të arsimit para fillor, fillor dhe të mesëm në Qytetin e Pejës dhe Rrafshin e Dukagjinit, duke avancuar dhe pasuruar edhe më tej programin tonë të të mësuarit, me përvoja, gara dhe programe ndërkombëtare. T’i fitojmë të gjitha garat shkencore lokale dhe të jemi konkurrues në nivel qendror.

Objektivat tona janë:
1) Të paraprijmë në shkollimin kualitativ privat në Kosovë, drejt standardeve ndërkombëtare;
2) Përmes arsimit dhe edukimit cilësor të ndihmojmë plasimin e nxënësve tonë në universitete të brendshme dhe të jashtme si dhe të kontribuojmë për ngritjen ekonomike të Kosovës dhe integrimin e saj në tregun ndërkombëtar;
3) Me punë të palodhshme të përmbyllim vitet afariste me suksese evidente në trajnime dhe me rezultate të mira financiare;
4) Me punësimin e mbi 50 punëtorëve të mundësojmë hapjen e vendeve të reja të punës dhe të kontribuojmë në ngritjen e standardit të jetës.



Copyright © 2020 Gjimnazi Cambridge Pejë. All Rights Reserved