Salla e ushqimit

Ushqimi ka shumë rëndësi për zhvillimin e shëndetshëm të nxënësve, si mendor-intelektual, ashtu edhe fizik. Njëherit, ndikon drejtpërdrejtë në aktivitetin e tyre në të nxënit e dijes. Prandaj, kujdesemi që këtë përgjegjësi të rëndësishme ta mbajmë vetë dhe nga duart e arta të kuzhiniereve tona të servojmë ushqimin e freskët, të shijshëm dhe të shëndetshëm për nxënësit dhe stafin e Gjimnazit Cambridge. Të gjitha vlerat e nevojshme ushqyese përmes menysë së laramanishme, mbi të gjitha me sallata, gjella dhe mishra, i konsumojnë çdo ditë në sallën e re të ushqimit, të përshtatshme për të gjitha gjeneratat. Jemi të përkushtuar, të ruajmë në maksimum higjienën dhe kushtet sanitare, sipas parametrave të kërkuar, me rigorozitet të theksuar. Kultura e të ushqyerit dhe pastërtia është një vlerë më shumë që synojmë ta ndërtojmë tek personaliteti i secilit nxënës. Gjatë kohës së ushqimit, nxënësit janë në përkujdesje të mësimdhënësve. Enët e ushqimit janë të pastra dhe të sigurta. Pastërtia e të gjitha ambienteve të kuzhinës, që nga depoja, përgatitja, shërbimi dhe ngrënia duhet të jetë në nivelin më të lartë të kujdesit dhe vigjilencës. Të paktën një herë në vit, para fillimi të vitit të ri shkollor, bëhet dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi i ambienteve të kuzhinës. Kontrollohet në detaje afati, qëndrueshmëria dhe cilësia e çdo përbërësi ushqimor, si dhe mbajtja, ruajtja dhe magazinimi i përshtatet kushteve dhe temperaturës që garantojnë sigurinë dhe cilësinë e ushqimeve.



Copyright © 2020 Gjimnazi Cambridge Pejë. All Rights Reserved