Qendra e të mësuarit aktiv dhe karrierës

Qendra e të mësuarit aktiv dhe e karrierës shërben për aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë kurrikulës zyrtare. Orët letrare, diskutimet kritike, netët e filmit, hulumtimet dhe workshopet, prezantimet, videot, mësimi plotësues dhe zgjedhor, këto disa nga aktivitetet që zhvillohen në këtë qendër, të pajisur me libra dhe pajisje telekomunikimi të mençur – fjala e fundit e teknologjisë. Gjithashtu, funksionon si Qendër e karrierës, për orientimin e nxënësve të Gjimnazit Cambridge në karrierën e tyre, për zgjedhjen e drejtimeve të preferuara, përcaktimin e shkathtësive me avantazh. Kjo, përmes testit të identifikimit të vlerave, aftësive, preferencave dhe interesave. Në bashkëpunim me Universitete të ndryshme nga brenda dhe jashtë vendit organizojmë prezantime për mundësitë e studimit.

Copyright © 2020 Gjimnazi Cambridge Pejë. All Rights Reserved