Laboratori i Kimisë dhe Fizikës

Laboratori i Kimisë në shkollën tonë është i pajisur më të gjitha substancat, acidet, bazat, kripërat dhe reagjendet për identifikimin e substancave, për zhvillimin e reaksioneve dhe eksperimenteve që janë të parapara më planprogram mësimore për sëcilin vit shkollor. Laboratori i Kimisë siguron një mjedis dinamik të të mësuarit, i përqendruar tek nxënësit dhe i drejtuar nga kurrikulat. Ai është i rregulluar në mënyrë që udhëzimet dhe aftësitë laboratorike të mund të praktikohen në mënyrë të sigurtë dhe efektive. Laboratorët e dedikuar për shkencë të cilët përmbajnë pajisje dhe mjete shkencore nuk përdoren për aktivitete të tjera ose lëndë jo-shkencore. Pas shfrytëzimit mbetet i lirë për një periudhë të caktuar në ditë për pastrim të duhur. Laboratoi i Kimisë është i pajisur me aparatura dhe enë laboratorike të nevojshme për të gjitha eksperimentet dhe reaksionet ,që i parasheh planprogrami. Të gjitha orët e Kimisë ku parashihet zhvillimi i eksperimenteve dhe reaksioneve mbahen në laborator.

Copyright © 2020 Gjimnazi Cambridge Pejë. All Rights Reserved