Laboratori i Fizikës

Laboratori i Fizikës gjithashtu është i pajisur me të gjitha mjejtet e nevojshme për zhvillimin e njësive mësimore të cilat kërkojnë zbatim të njohurive në praktikë. Aktivitetet që zhvillohen në laboratorin e Fizikës në kuadër të shkollës sonë janë: matja e gjatësisë së trupave me anë të metrit; me anë të kronometrit përcaktohet matja e orës dhe shëndrrimi i sekondës në minutë dhe orë. Me anë të dinamometrit përcaktohet forca dhe pesha e trupave; me anë të rrafshit të pjerrët përcaktohet koeficienti i fërkimit; me anë të menzurave përcaktohet koeficienti i viskozitetit të lëngjeve; barometri përcakton shtypjen atmosferike. Ndërsa, përmes higrometrit përcaktojmë lagështinë e ajrit. “Pa laboratorë, njerëzit e shkencës janë si ushtarë pa armë”.



Copyright © 2020 Gjimnazi Cambridge Pejë. All Rights Reserved