Kabineti i informatikës & Robotikës

Në kohën e sotme, TIK-u po zë gjithnjë e më shumë vend në zhvillimin e shpejtë të shoqërisë. Për t’iu përshtatur sa më mirë ndryshimeve të kohës, është i domosdoshëm integrimi i TIK-ut në arsimin parauniveristar pasi që ndikon në zhvillimin e kompetencës digjitale të të gjithë nxënësve. Fëmijët e sotëm fillojnë t’i përdorin mjetet digjitale në një moshë shumë të re, ndaj shkolla jonë ju përgjigjet nevojave të nxënësve.  Kabineti i Informatikës në kuadër të shkollës përbëhet nga pajisjet më të fundit të teknologjisë Informative, ku nxënësit mësojnë programet më të avancuar përmes kompjuterëve. Në kuadër të kësaj hapësire funksionon edhe kabineti i robotikës, fushë kjo e cila ka shënuar një hov të madh zhvillimi kohëve të fundit. Në orërt e robotikës nxënësit përfitojnë aftësitë për dizajnim, programim të lojërave me robotë dhe të tjera aftësi të fushës.  "Teknologjia kurrë nuk do të zëvendësojë mësuesit e shkëlqyeshëm, por teknologjia në duart e mësuesve të shkëlqyeshëm është transformues."

Copyright © 2020 Gjimnazi Cambridge Pejë. All Rights Reserved