Salla dhe Fusha sportive

Programi ynë sportiv është një mënyrë e shkëlqyeshme që nxënësit të shijojnë frymën e konkurencës në një mjedis të sigurtë, të strukturuar, përdersia përdorin talentin për të arritur në një nivel të lartë. Procesi pedagogjik udhëhiqet ashtu që secili nxënës të jetë i suksesshëm dhe i motivuar. Loja si mjet relaksues është e pranishme në çdo orë të Edukatës Fizike. Programi mësimor ynë mësimor inkurajon fëmijët për marrëdhënie humane të ndërsjella sportive (fair play). Në shkollën tonë aftësitë e secili fëmijë trajtohen individualisht. Gjatë ushtrimeve dhe lojrave respektohen standardet e shkruara dhe aktet normative lidhur me kujdesin për siguri gjatë zhvillimit të aktiviteteve. Përveç aftësive themelore atletike, nxënësit e shkollës tonë mësojnë vlerën e praktikës, përgaditjes dhe këmbënguljes, si të  punojnë  së  bashku për të  arritur një  qëllim të  përbashkët dhe si të  kenë  sukses me karakter shembullor. Orën e Edukatës FIizike e mbajmë dy herë në javë me çdo klasë të përfshira prej klasës parafillore deri në klasën e dymbëdhjetë. Ne punojmë për të frumëzuar nxënësit që të jetojnë si udhëheqës në fushë dhe jashtë, dhe si qytetarë të përgjegjshëm. Qëllimi ynë është  që të ofrojmë një përvojë pozitive për çdo nxënës. Gjimnazi Cambridge posedon dy salla moderne për zhvillimin e aktiviteteve sportive.  Tereni i jashtëm sipas kërkesave të programit mësimor ku parfshihet: 

  • një fushë  futbolli, 
  • një fushë basketbolli, 
  • kënd gjimnastikor, 
  • shtegu i atletikës ku përdoret edhe gjatë pauzës apo pushimit të gjatë për ecje dhe bashkbisedim ndërmjet nxënësve. Në këtë hapësirë janë të vendosur edhe stolat, të cilët nxënësit i shfrytzojnë për të shikuar ndeshjet që zhvillohen, për pushim dhe biseda. 
  Salla e Edukatës Fiizike me përmasa totale 15m x 27m. Përmasat e kësaj fushë bëjnë që të ketë  mundësi të  zhvillimit të  shumë  aktiviteteve sportive :
  • Basketboll 
  • Vollejboll, 
  • Futboll, 
  • Hendboll, 
  • Ping –pong , 
Gjimnazi Cambridge posedon të gjitha pajisjet për aktivitetet e gjinastikës:
  • Traun gjimnastikor, 
  • Paralelet 
  • Paralelja e shkallëzuar 
  • Unazat 
  • Kaluqin 
  • Dyshekët 
  • Dyshekët gjimnastikor për kercim lartësie 
  • Trampolina  
Përveç kësaj, salla e edukatës fizike posedon:
  • Dy garderoba me madhësi 20m2
  • Dy banjo 
  • Një depo për veglat 
  • Një ambient për mësuesit
Gjimnazi Cambridge përmes lëndës së Edukatës Fizike synon të arrijë objektivat në vijim:
  • Formimin e mbajtjes së drejtë të trupit ,
  • Zhvillimin e aftësive lëvizore përmes lojrave të vogla sportive, lojrave shtafetare dhe në  polygon.
  • Zhvillimin e aftësive motorike(forcës, shpejtësisë, qëndrueshmërisë, koordinimit, fleksibilitetit etj)
  • Zhvillimin e aftësive funksionale përmes aktiviteteve të  ndryshme në  natyrë ( shëtitje, vrapim, vrapim orientues etj)
Përvetësimi i diturive të ndryshme sportive:
  • Të mësuarit e teknikës së vrapimit, kërcimit dhe hedhjes.
  • Të mësuarit e teknikës së elementeve gjimnastikore dhe lidhja e tyre në tërësi-kompozime.
  • Të mësuarit e elementeve themelore teknike dhe taktike dhe përdorimi I tyre në situata të lojës.
  • Të mësuarit e disa valleve.
  • Të mësuarit e sigurtë të skijimit ku çdo vjet mbahet kursi i skijimit.
Gjithashtu, fusha dhe salla sportive shfrytëzohet edhe për turnirët e shkollës në futboll, basketboll, volejboll, ku gjithmon mbizotëron diciplina dhe rrespektimi i njeri-tjetrit.



Copyright © 2020 Gjimnazi Cambridge Pejë. All Rights Reserved