FJALA E DREJTORIT

Jakub Beqaj

Jakup Beqaj

Drejtor i Gjimnazit

Shkolla jonë Gjimnazi “Cambridge”, për më shumë se dy dekada, me punë të palodhshme, edukoi disa breza të të rinjve.

Institucioni ynë i arsimit para universitar, vatër e dijes dhe suksesit të vazhdueshëm, nisi si një filiz i ri në Dukagjin, për tu rritur dhe zhvilluar si tempull i qëndrueshëm i dijes.

Filluam me shkollë të gjuhëve të huaja, “The Cambridge School” dhe e vazhduam me hapjen e Gjimnazit “Cambridge”. E zgjeruam në këtë mënyrë nisur nga kërkesat për themelimin e një burimi të dijes, institucion edukativo-arsimor në nivelin më të lartë dhe bashkëkohor.

Gjithë ky sukses, është falë udhëheqjes së drejtë në suaza të barabarta për secilin, duke filluar nga stafi i mësimdhënësve, ashtu edhe grupi administrativ e punues i shkollës, të cilët bëjnë një punë të palodhshme e të cilësisë së lartë. Pra, bashkëpunimi interaktiv, mësimdhënës-nxënës-prindër, janë etapa pune dhe bashkëpunimi që sigurojnë suksesin që gëzojmë sot.

Nxënësit e Gjimnazit “Cambridge” janë krenaria e shkollës tonë, na përfaqësojnë denjësisht nëpër Universitete prestigjioze, si dhe institucione të ndryshme publike dhe private. Të diplomuarit tanë janë pasqyra reale, që reflektojnë edukimin dhe arsimimin që kanë zotëruara në Gjimnazin “Cambridge”.

Shkolla jonë është një vatër që ekziston, reziston dhe kurrë nuk ka qetësinë e saj në edukim, zbulim dhe formimin e talenteve të reja.

Jemi bashkudhëtarë në brumosjen dhe zhvillimin e nxënësve për çdo brez të ri.

Me respekt,
Prof. Dr. Jakup Beqaj
Drejtor i Gjimnazit “Cambridge”

Copyright © 2020 Gjimnazi Cambridge Pejë. All Rights Reserved