Biblioteka

Biblioteka është një burim i rëndësishëm i njohurive për mendjet e nxënësve në shkollën tonë. Ne jemi kujdesur që të ofrojmë një hapësirë të qetë dhe të këndshme. Një hapësirë që nxitë nxënësit të qëndojnë më gjatë dhe të lexojnë më shumë. Ndër synimet tjera, është të krijojmë shprehinë e leximit midis nxënësve.  Ne konsiderojmë se Biblioteka është hapësira më e rëndësishme në të cilën nxënësit zbërthejnë  dhe kristalizojnë informacionet. Prandaj, në shkollën tonë biblioteka i plotëson të gjitha kërkesat e mundshme të nxënësve, duke filluar nga titujt e shumtë dhe nga më të ndryshmit të librave. Në bibliotekë, përveç leximi, zhvillohen aktivitete të ndryshme siç është mbajtja e orëve mësimore përmes tabelës interaktive, leximi dhe komentimi i teksteve apo fragmenteve nga vepra të ndryshme. Po ashtu, hapësira e bibliotekës shfrytëzphet per aktivitete te ndryshme jashtë mësimore si shënimi i ditëve të caktuara siç janë: Dita e Librit, Dita e Fjalorit, Dita e Gramatikës e të tjera të ngjajshme. “Leximi nuk duhet t'u prezantohet nxënësve si punë ose detyrë e përditshme. Ai duhet të paraqitet si dhuratë” Active Learning Center (ALC) – Qendra e mësimit aktiv Mundësitë e reja nuk përfundojnë asnjëherë në shkollën tonë! Gjimnazi Cambridge për vite të tëra ka qenë shembull për llojllojshmerinë e programeve mësimore, qoftë në gjuhën shqipe apo në atë angleze. Meqenëse rëndësia dhe përdorimi i gjuhës angleze rritet dita ditës, shkolla jonë synon që secilën herë e më shumë ta inkuadrojë atë në procesin mësimor. Në mënyrë që këto ide të realizohen, shkolla jonë ka krijuar një qendër të veçantë për aktivitete të ndryshme mësimore.  Active Learning Center (ALC) është një kombinim mes kurrikulës tradicionale dhe asaj bashkëkohore, ku metoda të ndryshme gërshëtohen duke sjellur rezultate mahnitëse. Përmes këtij kombinimi të mësuarit është bërë shumë më atraktiv dhe më zbavitës, ku secili nxënës shprehë idetë dhe mendimet e veta. Pra, një ndër qëllimet kryesore është zhvillimi i mësimit aktiv me nxënësin në qendër.  ALC është dizajnuar në atë mënyrë që hapsira e qendrës të jetë e këndshme, inspiruese dhe shumë pozitive. Pajisja e qendrës me libra të shumtë dhe me tabelën interaktive e ka plotësuar edhe më shumë atë. Ambienti bashkëpunues ka bërë që nxënësit të zhvillojnë aftësinë për punë në grupe. Po ashtu, kjo hapsirë i ka dhënë secilit nxënës mundësinë të jetë shumë më aktiv, më kurioz, më kreativ dhe të jetë vetvetja.  Disa nga aktivitetet që zhvillohen në këtë qendër janë: Diskutimet për tema të ndryshme shoqërore, shkencore dhe letrare; pastaj kuizet, lojrat dhe prezantimet nga nxënësit; si dhe debate të cilat ndikojnë në formimin e karakterit të çdo nxënësi.



Copyright © 2020 Gjimnazi Cambridge Pejë. All Rights Reserved