Mjetet Akademike

Gjimnazi Cambridge në harmoni me legjislacionin në fuqi për Arsimin Parauniversitar dhe Kurrikulat e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ushtron të gjitha praktikat e përcaktuara për procesin mësimor.

Klasat janë të reja, të pajisura me tavolina dhe karrige të përshtatshme. Ambient të ndriçueshëm dhe të ajrosur, me sistem të hapur për të rritur llogaridhënien dhe disiplinën. Shumica e klasëve janë të pajisura me tabela të mençura interaktive dhe projektor, që ndihmojnë jashtëzakonisht avancimin e procesit mësimor.

Laboratoret shkencore të fizikës, kimisë dhe biologjisë, janë të pajisura me infrastrukturë të re gjermane, me standardet më të larta të sigurisë dhe mundësisë për realizimin e eksperimenteve.

Kabineti i informatikës dhe robotikës, ka kompjuterët e rinj, me pajisje tjera përcjellëse harduerike dhe gjuhë programuese të përshtatshëm për ciklin.

Atelie e artit posedon të gjitha mjetet e nevojshme të punës, për realizimin e programit dhe veprave të bukura të artit.

Biblioteka e pajisur me literaturë dhe vepra të shumta. Së bashku me qendër për mësim aktiv dhe karrierë, me pajisjet më të avancuara teknologjike për telekomunikim dhe interaktivitet.

Salla e mbyllur e sportit me fushë të basketbollit, hendbollit, volejbollit, gjimnastikës, ping—pongut dhe futsallit. Gjithashtu, terreni i jashtëm sportiv me fushën e futbollit dhe shtegun e vrapimit. Pishina gjysmë-olimpike.



Copyright © 2020 Gjimnazi Cambridge Pejë. All Rights Reserved