Të nderuar nxënës dhe prindër!

Posted on: January 15, 2018 at 8:10 am, in

Duke shpresuar që keni kaluar pushime të këndshme dimërore, shprehim privilegjin që kemi të punojmë me ju në zhvillimin e pasionit të fëmijëve tuaj për të mësuar dhe zbuluar gjëra të reja. Gjysëmvjetorin e parë e përmbyllëm me sukses, duke zbatuar plan-programin e paraparë dhe duke e plotësuar atë me aktivitete të shumta nga fusha […]

Klasa e v-të në laboratorin e kimisë

Posted on: December 7, 2017 at 10:21 am, in

Nxënësit e klasës së pestë në orën e Njeriu dhe Natyra mësuan per Lëndën dhe vetitë e saj. Nxënësit e kësaj klase së bashku me mësuesen e praktikuan prodhimin e dioksidit të karbonit në kabinet. Mësimi ishte shumë interesant dhe atraktiv.

Aktivitetet në orën e TIK-ut

Posted on: December 7, 2017 at 9:53 am, in

Nxënësit e klasës se XI-të në lëndën e TIK ushtruan dhe praktikuan, në programin Microsoft Outlook, me shumë përkushtim realizuan: v  Krijimi dhe dërgdimi i mesazhit v  Bashkëngjitja e dokumenteve në mesazh v  Përgjigjia e shpejtë në mesazhin e pranuar (reply) v  Përcjellja e mesazheve (forward) v  Fshierja e një mesazhi  

Skijimi

Posted on: June 13, 2017 at 8:05 am, in

Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit Gjimnazi Cambridge organizoi ekskurzion 4 ditorë ( 08.02.07-12.02.07) me karakter edukativo-arsimorë në Mavrovë të Maqedonisë. Këto 4 ditë ishin sa frytdhënëse po aq edhe argëtuese për nxënësit tanë, të cilët mësuan dhe përforcuan njohuritë e tyre rreth skijimit.

Dita e Pranveres

Posted on: June 13, 2017 at 7:59 am, in

Nxënësit e klasës së pestë pritën si është më së miri ditën e parë të Pranverës. Mësimi ishte më ndryshe nën rrezet e ngrohta të diellit. Me anë të kreativitetit të tyre stinën e Pranverës e shfaqën me këtë project.

28 Nentori

Posted on: April 24, 2017 at 8:06 am, in

Klasa e dytë Nxënësit e klasës së dytë të Gjimnazit “ Cambridge”edhe këtë herë ishin shumë kreativ. Me shumë përkushtim dhe dashuri punuan Flamurin Kombëtar Shqiptar kushtuar 104 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Poashtu shkëlqyen në programin festiv të organizuar nga shkolla jonë kushtuar 28 Nëntorit Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar.

8 Marsi

Posted on: April 24, 2017 at 7:40 am, in

Sot në klasën e dytë të “Gjimnazit Cambridge” mbretëronte atmosferë gëzimi dhe ngazëllimi! Nxënësit tërë ditën ia kushtuan përgatitjeve të kartolinave për më të dashurat e tyre, Nënat! Gëzuar 8 Marsi të gjitha nënave, grave, motrave!

Vizita ne shkollen Xheladin Deda

Posted on: April 24, 2017 at 7:18 am, in

Në mesin e aktiviteteve të shkollës tonë, sot nxënësit e klasës së IX-të vizituan qendrën burimore Xheladin Deda” në Pejë. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja e nxënësve me alfabetin e Brajlit, punën dhe aktivitetet e këtyre nxënësve.
Falënderojmë drejtorin, stafin e mësimdhënësve dhe nxënësit për mikpritjen e treguar!

Arkiva

  • 2017 (5)
  • 2016 (1)